Saturday, March 16, 2013

Greqi, Alket Rizai Me Granatë Në Dorë Merr Peng 6 Zyrtarë Të Burgut


I dënuari shqiptar Alket Rizai ka shpëtuar dy herë nga burgu i Koridhalos me helikopter së bashku me të dënuarin grek Vasilis Paleokostas. Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006 dhe Rizai u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa arratisja e dytë ishte më 22 shkurt 2009. Ai u arrestua përsëri më 17 nëntor 2009 së bashku me partneren e tij, Soula Mitropia dhe që prej atëherë vuante dënimin në burgun e Malandrinos.
Alarm në burgun e Malandrinos në Greqi, ku i dënuari shqiptar Alket Rizai ka marrë peng 6 zyrtarë të burgut.
Thuhet se nga ora 9:00, Rizai mban në duar dy granata dore, duke kërcënuar për të hedhur në erë burgun me 200 gr eksploziv, në qoftë se nuk e lenë të lirë.
Situata është shumë e rrezikshme, pasi siç shkruajnë mediat greke, Alket Rizai është nën ndikimin e substancave narkotike. Gjithashtu në anën e tij është edhe një grup i të burgosurve shqiptarë, të cilët e mbështesin.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë Skandamis Marios ka shkuar në burgun e Malandrinos, ndërsa krerët e ministrisë monitorojnë zhvillimet. Sipas Ministrisë nuk bëhet fjalë për eksploziv.
Ndërkohë mësohet se po zhvillohen negociatat për lirimin e pengjeve.
Tashmë në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë si dhe zyrtarët e burgut që ishin jashtë detyrës.
Në korrik të vitit 2011, në një intervistë nga burgu i Grevenës, Alket Rizai njoftoi një arratisje të tretë, gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare: “Grekët më kanë marrë mua vitet më të bukura të jetës sime, kështu që unë do të iki përsëri. Nuk do të ndalem, më mirë të më vrasin”.
Shpërndaje këtë postim nëse të pëlqen!
  • Share to Facebook
  • Share to Twitter
  • Share to Google+
  • Share to Stumble Upon
  • Share to Evernote
  • Share to Blogger
  • Share to Email
  • Share to Yahoo Messenger
  • More...

0 comments

:) :-) :)) =)) :( :-( :(( :d :-d @-) :p :o :>) (o) [-( :-? (p) :-s (m) 8-) :-t :-b b-( :-# =p~ :-$ (b) (f) x-) (k) (h) (c) cheer

 
© Today
Designed by BlogThietKe Cooperated with Duy Pham
Released under Creative Commons 3.0 CC BY-NC 3.0
Posts RSSComments RSS
Back to top