Sunday, March 17, 2013

Pengmarrja në Greqi, E ëma e Alket Rizait: Çoje deri në fund


Pengmarrja e Alket Rizait në burgun e Malandrinos në Greqi është bërë temë e ditës në qytetin e tij në Ballsh.
Prindërit e tij, Ramiz dhe Donika Rizai ndërsa e cilësojnë djalin e tyre si të pafajshëm ata knë theksuar se djali i saj po përdoret nga shteti grek.
Në një intervistë për RTV “Ora News”, e ëma e Alketit, Donika Rizai kanë deklaruar se e mbështesin djalin e tyre në veprimin që ka ndërmarrë duke theksuar se ai duhet ta vazhdojë rrugën që ka nisur,
“Shteti grek po përdor djalin tonë, e ka akuzuar për gjëra që nuk i ka bërë.E mbështesim dhe do i qëndrojmë pranë djalit tonë në çdo situate. Alket, rrugën që ke nisur çoje deri në fund se shteti grek po tallet me ty. Shteti shqiptar duhet ta mbështesë djalin tim. Alketi nuk ka bërë asgjë, nuk është as hajdut, as vrasës, as kriminel. Djali më ka rrëfyer që nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë” është shprehur nëna e Alketit.
Pengmarrja
Vazhdojnë negociatat me shqiptarin Alket Rizai, i cili që mbrëmjes së djeshme ka marrë peng 4 zyrtarë të burgut ku ai kryente dënimin, në burgun e Malandrinos në Greqi. Ai kërcënon se do hedhë veten në erë me gjysmë kg eksploziv C4 që ka me vete, nëse nuk i japin një makinë që të largohet nga burgu.
Gjatë natës avokati i tij i ka kërkuar që ai të lirojë pengjet, por ka gjetur rezistencë të fortë nga ana e Alket Rizait i cili kërkon një automjet për tu larguar nga burgu.
“Alket, të përgjërohem që të japin fund menjëherë dhe të shpëtojmë jetën e njerëzve të pafajshëm. Pas kësaj unë do të mbroj jetën tënde. Me qetësi ti dorëzo armët dhe gjithçka përfundon. Ju lutem, si një avokat dhe ju e konsideronin mikun tuaj pas kaq shumë vitesh të partneritetit tonë dhe gjykimeve ti japim fund ankthit” i është drejtuar avokati Rizait
Sipas mediave greke i riu shqiptar insiston që të autoritete greke ti sigurojnë një automjet që ai të mund të arratistet në të kundërtën do të ndodh diçka e rëndë, shkruan “OraNews
“Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Do presim fundin e kësaj pune. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem” ka thënë Rizai.
Alket Rizai është i njohur për autoritetet greke, pasi ka shpëtuar dy herë nga burgu i Koridhalos me helikopter së bashku me të dënuarin grek Vasilis Paleokostas.
Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006 dhe Rizai u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa arratisja e dytë ishte më 22 shkurt 2009. Ai u arrestua përsëri më 17 nëntor 2009 së bashku me partneren e tij, Soula Mitropia dhe që prej atëherë vuante dënimin në burgun e Malandrinos.
Shpërndaje këtë postim nëse të pëlqen!
  • Share to Facebook
  • Share to Twitter
  • Share to Google+
  • Share to Stumble Upon
  • Share to Evernote
  • Share to Blogger
  • Share to Email
  • Share to Yahoo Messenger
  • More...

0 comments

:) :-) :)) =)) :( :-( :(( :d :-d @-) :p :o :>) (o) [-( :-? (p) :-s (m) 8-) :-t :-b b-( :-# =p~ :-$ (b) (f) x-) (k) (h) (c) cheer

 
© Today
Designed by BlogThietKe Cooperated with Duy Pham
Released under Creative Commons 3.0 CC BY-NC 3.0
Posts RSSComments RSS
Back to top