Saturday, March 16, 2013

Si Te zbardhim dhemet ne kushte shtepie

Përzieni një lugë të vogël sodë, pak kripë dhe disa pika uthulle dhe me këtë përzierje lani dhëmbët. Veprimin e njëjtë përsëriten dy deri në katër herë në muaj dhe rezultati do të jetë – dhëmbë të mrekullueshëm dhe të kuruar.
Limoni dhe soda
Në një enë hidhni ¼ e filxhanit sodë  dhe lëngun e gjysmës së limonit. Përzierjen vendoseni mbi në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tre minuta, mirëpo jo më gjatë sepse do të mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve. Lani dhëmbët me pastë, këtë veprim përsëriteni një herë në javë.
 
 
Luleshtrydhja 
 
Nëse dëshironi që pa u munduar fare t’i zbardhni dhëmbët, përdorni luleshtrydhet.Merri luleshtrydhet dhe  fërkoni me to  dhëmbët. Pastaj lani me pastë, në mënyrë që sheqeri dhe thartina të mos e dëmtojnë zmaltin.
 
 
Uthulla e mollës
 
Uthulla e mollës ndihmon në eliminimin e njollave dhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe vret bakteret e dëmshme në zgavrën e gojës. Në një gotë me ujë hidhni një lugë të vogël uthulle dhe me të lani gojën, ndërkaq dhëmbët i lani me pastë. Këtë veprim mund ta përsërisni çdo ditë.
 
 
Dafina dhe portokalli
 
Dhëmbët do t’i zbardhni nëse i lani me përzierje të fletëve të dafinës dhe të lëvores së thatë të portokallit. Në një enë vini të njëjtën sasi të fletëve të bluara të thata dhe të lëvoreve të thata të portokallit dhe shtoni pak ujë. vendoseni në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tri deri në katër minuta. Pastaj lani dhëmbët me pastë. (
Shpërndaje këtë postim nëse të pëlqen!
  • Share to Facebook
  • Share to Twitter
  • Share to Google+
  • Share to Stumble Upon
  • Share to Evernote
  • Share to Blogger
  • Share to Email
  • Share to Yahoo Messenger
  • More...

0 comments

:) :-) :)) =)) :( :-( :(( :d :-d @-) :p :o :>) (o) [-( :-? (p) :-s (m) 8-) :-t :-b b-( :-# =p~ :-$ (b) (f) x-) (k) (h) (c) cheer

 
© Today
Designed by BlogThietKe Cooperated with Duy Pham
Released under Creative Commons 3.0 CC BY-NC 3.0
Posts RSSComments RSS
Back to top