Sunday, March 17, 2013

Nëna e Alket Rizait i bën thirrje të birit (Shiko Videon) 17 Mars 2013


“Atë që ke nisur, çoje deri në fund!” 

Kështu është shprehur nëna e Alket Rizait, personit që mban peng gardianët në një burg të Greqisë. Donika Rizai, e shqetësuar për padrejtësitë që sipas saj i janë bërë të birit, i kërkon kryetares së parlamentit dhe shtetit shqiptar të ndërhyjnë për të vendosur drejtësi.

Ajo thotë se ka folur me të birin pak para se ai të merrte peng gardianët dhe ishte i qetë. Donika Rizai thotë se për veprimin e të birit ndihet krenare, pasi vetëm kështu mund të vendoset drejtësia.

“Coje deri në fund atë që ke nisur sepse je i pafajshëm. Ka 13 vite që po të mban peng greku. I lutem shtetit të ndërhyjë për këtë çështje. Djali nuk ka bërë asgjë dhe e kam thënë gjithmonë. Djali im nuk është kriminel.

Të njëjtin mendim kanë edhe bashkëqytetarët e Alketit në qytetin e Ballshit: “Nuk ka drejtësi dhe nuk ka shtet sepse po të kishte, nuk do të ishte në burg.”
Shpërndaje këtë postim nëse të pëlqen!
  • Share to Facebook
  • Share to Twitter
  • Share to Google+
  • Share to Stumble Upon
  • Share to Evernote
  • Share to Blogger
  • Share to Email
  • Share to Yahoo Messenger
  • More...

0 comments

:) :-) :)) =)) :( :-( :(( :d :-d @-) :p :o :>) (o) [-( :-? (p) :-s (m) 8-) :-t :-b b-( :-# =p~ :-$ (b) (f) x-) (k) (h) (c) cheer

 
© Today
Designed by BlogThietKe Cooperated with Duy Pham
Released under Creative Commons 3.0 CC BY-NC 3.0
Posts RSSComments RSS
Back to top